Bota

Qindra të vrarë dhe sulme me raketa, si nisën tensionet e vazhdueshme Iran-SHBA

10 Janar 2020, 07:32 Nga DOSJA
Qindra të vrarë dhe sulme me raketa, si nisën tensionet e

SHBA– Kriza e fortë mes SHBA dhe Iranit ka nisur prej 27 dhjetorit të vitit që lamë pa, por çdO ditë e më shumë po bëhet edhe më e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha nënjerëz.

Kujtojmë që 27 dhjetori ka qenë zanafilla e këtij kaosi të madh që është krijuar mes dy palëve.

Një sulm me raketa që besohet të jetë i lidhur me një grup militantësh shiitë, të mbështetur nga Shteti Islamik, vrau një civil të SHBA-së dhe plagosi disa ushtarakë amerikanë në një bazë afër Kerkuk, Irak, më 27 dhjetor.

Dy ditë më vonë, më 29 dhjeto sipas Pentagonit, forcat amerikane kryen sulme ajrore në pesë objekte në Irak dhe Siri të kontrolluar nga një grup ushtarak shiit i njohur si Kataib Hezbollah.

Më 31 dhjetor protestuesit pro-iranianë, duke demonstruar kundër sulmeve ajrore amerikane, sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad,  detyruar hapjen e portave.

Të premten 3 janarit, gjenerali i lartë i Iranit, Kasem  Sulejmani, u vra nga një sulm ajror në Irak, i cili u urdhërua nga Presidenti Donald Trump. Ndërsa sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se sulmet ajrore prishën një “sulm të menjëhershëm” në rajon që e vë në rrezik jetën e amerikanëve. Pas sulmit, SHBA njoftoi se do të vendosë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve bombë për dy vendet këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit tha se hakmarrja e vendit të tij ndaj vrasjes së gjeneralit, me siguri do të jetë një përgjigje ushtarake “kundër vendeve ushtarake”.

Së fundmi, të mërkurën e 8 janarit në orët e para të mëngjesit, raketat balistike iraniane goditën dy baza që strehojnë forcat amerikane në Irak. Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha që Teherani “veproi në këtë mënyrë për vetëmbrojtje”.

Ndërsa ditën e djeshme dhoma e përfaqësuesve miratoi rezolutën e Fuqive të Luftës në Iran me një votim prej 224 deri 194. Rezoluta ka për qëllim të kufizojë aftësinë e Presidentit për të përdorur veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e kongresit. Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se zyrtarët kanadezë kanë inteligjencë nga burimet e tyre dhe aleatët e Kanadasë që tregojnë se fluturimi i avionit ukrainas në Iran është qëlluar nga raketat iraniane.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sulmet iran-shba tensionet sulmet iran-shba tensionet

Sondazh

Poll