Bota

Pas 11 orësh kërkime në det/ Leonardo DiCaprio kryen aktin heroik, shpëton 24 vjeçarin nga mbytja

9 Janar 2020, 19:43 Nga DOSJA

SHBA- Leonardo DiCaprio gjatë një udhëtimi me varkë me të dashurën dhe dhe miqtë e tij ka kryer një akt heroik duke shpëtuar jetën e nje personi.

Sipas revistës “People”, një 24-vjeçar nga Franca, kishte rënë nga jahti i tij afër St. Martin në Karaibe teksa ndodhej në gjendje të dehur.

“Leo, me miqtë e tij dhe kapitenin e varkës, vendosën të ndryshojnë planin e pushimeve dhe të fillojnë të kërkojnë për të riun me varkën e tyre, edhe pse ata ishin orë larg prej pikës ku u raportua humbja e tij”, shkruan revista.

Së bashku me miqtë DiCaprio kërkoi për 11 orë dhe arritën të gjenin të riun duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas e dorëzuan tek autoritetet përkatëse.

Sipas The Sun ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor, por është bërë publike ditën e sotme.

(A.K.Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota leonardo dicaprio revista people leonardo dicaprio revista people

Sondazh

Poll