Bota

“Daily Mail” publikon VIDEO-n: Avionin ukrainas e rrëzoi Irani, e qëlloi aksidentalisht se e ngatërroi me një bomber ame

9 Janar 2020, 21:54 Nga DOSJA
“Daily Mail” publikon VIDEO-n: Avionin ukrainas e rrëzoi Irani,

ANGLI- Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar sot një video, ku shihet momenti kur rrëzohet avioni ukrainas, nga i cili vdiqën 176 persona. “Daily Mail” shkruan se  shihet qartë momenti kur një raketë iranianë qëllon mbi avionin, pasi e ka ngatërruar me një predha hedhës amerikan.

Si pasojë e goditjes me raketë balistike, me të cilat Irani sulmoi bazat amerikane në Irak, avioni shpërtheu pak pasi ishte larguar nga aeroporti “Imam Khomeini International Airport” dhe nuk pati asnjë të mbijetuar.

Pamjet u shfaqën sot, një ditë pasi Presidenti Donald Trump hodhi akuza mbi Irani dhe nuk ishte i bindur me versionin se avioni kishte përsuar defekt. Ndërkohë dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka hedhur akuza kundër Iranit dhe tha se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rrezimi i avionit ne iran rrezimi i avionit ne iran

Sondazh

Poll