Politike

Ferdinand Xhaferri tërhiqet nga Primaret e PD-së: Kam qenë kundër këtij modeli që më shumë e dëmton sesa ndihmon opozitën

Xhaferaj tha për gazetarin se arsyeja e mos marrjes pjesë në primare lidhet me qendrimet e tij, kundër këtij procesi, që sipas tij, nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë.

19 Shkurt 2025, 14:00 Nga M.B
Ferdinand Xhaferri tërhiqet nga Primaret e PD-së: Kam qenë
Ferdinand Xhaferri

TIRANA- Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Primare. Xhaferaj tha për gazetarin se arsyeja e mos marrjes pjesë në primare lidhet me qendrimet e tij, kundër këtij procesi, që sipas tij, nuk bashkojnë, por përçajnë më shumë. Xhaferri ka thënë se asnjëherë s’ka qenë dakord me Primaret.

“Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën", tha ai.

Me këtë vendim Xhaferaj ka vendosur të mos aplikojë, duke hequr dorë dhe nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai bëhet i dyti deputet, që heq dorë nga primaret, pas Helidon Bushatit i cili njofto dje tërheqjen e tij nga gara.

ferdinand xhaferri

Sondazh

Poll