Sport

VIDEO/ Granit Xhaka nuk e mund Bayernin, bavarezët ruajnë epërsinë në krye...

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida midis Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich. Granit Xhaka nuk ia ka dalë të fitojë ndaj bavarezëve.

15 Shkurt 2025, 21:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Granit Xhaka nuk e mund Bayernin, bavarezët ruajnë

GJERMANI - Paqja mbizotëroi në duelin e titullit në Gjermani. Pavarësisht rasteve nga të dy palët, në fund të dy klubet e Bundesligas ndanë nga 1 pikë, në një barazim të ftohtë 0-0 pas 90 minutave.

Mesfushori shqiptar që ishte optimist në një intervistë të faqes zyrtare të ligës gjermane se është i sigurtë për 3 pikët ndaj klubit nga Munichu, sot nuk arriti atë që donte. Granit Xhaka luajti të gjithë minutat në rolin e tij të parapëlqyer, po duke mos arritur suksesin e dëshiruar.

Barazimi i interesonte më shumë Bayern Munich që ruajti distancën e sigurisë prej 8 pikësh me “Aspirinat” e Leverkusenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll