Sport

ÇMENDURIA E DIKTATORIT... Kim Jong-un urdhëron që ndeshjet e Tottenham të mos transmetohen në Korenë e Veriut

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vendosur që të mos transmetohen më takimet e Totenhem Hotspur në shtetin aziatik.

15 Shkurt 2025, 20:17 Nga DOSJA
ÇMENDURIA E DIKTATORIT... Kim Jong-un urdhëron që ndeshjet e

KOREJA E VERIUT - 26 milionë banorët e Koresë së Veriut nuk do të kenë më shansin të shikojnë ndeshjet e Totenhemit, pasi në ekipin londinez aktivizohet koreano-jugori Son Heung-min.

Në Korenë e Veriut nuk transmetohen edhe takimet e Wolverhamptonit dhe Brentfordit, pasi aktivizohen respektivisht Hwang Hee-chan dhe Kim Ji-soo.

Takimet e Premier League transmetohet në Korenë e Veriut nga televizoni shtetëror “KCTV”, katër muaj pasi ato luhen. Pra tani në Korenë e Veriut transmetohen takime të zhvilluara katër muaj më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll