Sport

E PAPARE/ Presidenti Tramp në Rrogozhinë… “bën tifo” për Egnatian! (Video)

Mes brohorimave të tifozëve të skuadrës rrogozhinase pas golit të dytë, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e presidentit të porsa zgjedhur amerikan, Donald Tramp.

15 Shkurt 2025, 20:51 Nga DOSJA
E PAPARE/ Presidenti Tramp në Rrogozhinë… “bën

RROGOZHINE - Presidenti i porsa zgjedhur i SHBA-së Donald Tramp, bëhet pjesë e festës në Rrogozhinë në fitoren e Egnatias kundër Partizanit.

Jo fizikisht, por nëpërmjet një flamuri të shpalosur në tribuna nga mbështetësit e skuadrës rrogozhinase, kur Eljon Sota shënon dhe vulos fitoren 2-0 të Egnatias.

Mes brohorimave të tifozëve të skuadrës rrogozhinase, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e presidentit të porsa zgjedhur, Donald Tramp. (Video)

Një festim unik, i paparë, përtej faktit që normalisht me rregullore në stadiume nuk lejohet hapja e imazheve të figurave politike apo sloganeve të tilla, qofshin këto edhe të një shteti tjetër. Gjithsesi, presidenti Tramp ishte në Rrogozhinë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll