Sport

Rikthim i bujshëm... Ish-kapiteni brazilian sërish te Egnatia?

Pasi u shit në Turqi, braziliani del lojtar i lirë. Ai ka firmosur për Egnatian dhe ndjek në tribunë sfidën me Partizanin

15 Shkurt 2025, 20:04 Nga DOSJA
Rikthim i bujshëm... Ish-kapiteni brazilian sërish te Egnatia?

RROGOZHINE - Jackson Kênio ndodhet sot në tribunën e stadiumit “Arena Egnatia”, duke ndjekur sfidën Egnatia-Partizani. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.

Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Jackson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë. Thuhet se braziliani ka firmosur për skuadrën rrogozhinase, me të cilën do të luajë deri në përfundim të sezonit. Pritet zyrtarizimi i tij nga klubi rrogozhinas.

Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kjo do ta bënte brazilianin edhe lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll