Sport

Emocione të forta! Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët mes… dëshpërimit

Ballshiotët dhe elbasanllinjtë ndajnë pikët (1-1), një rezultat që kënaqi asnjë ekip…

15 Shkurt 2025, 19:40 Nga DOSJA
Emocione të forta! Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët mes…

BALLSH - Në “Adush Muça” skuadra e Bylisit dhe e Elbasanit kanë ndarë nga një pike, falë dy golave të shënuar në secilën pjesë.

Në të parën ishin miqtë, të cilët festuan golin e Tsague (11’), ndërsa në fraksionin e dytë vendasit ekuilibruan shifrat me anë të Berkos (63’).

Pas 25 takimesh Elbasani mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis të shtatin me pesë më pak.

Te pankina e ballshiotëve sot debutoi trajneri Gentian Mezani, i cili zëvendësoi nevil Deden pas dorëheqjes së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll