Sport

Skuqet “Elbasan Arena”… Dinamo - Vllaznia barazim pa gola, por me 3 kartona të kuq!

Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” gjithçka është mbyllur në barazim 0-0, por me 3 kartona të kuq: dy për Vllazninë dhe një për Dinamon…

15 Shkurt 2025, 19:51 Nga DOSJA
Skuqet “Elbasan Arena”… Dinamo - Vllaznia barazim pa gola,

ELBASAN - Dinamo dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”.

Ishte një ndeshje me shumë polemika, ku gjyqtarit Bajramaj iu desh të jepte tre kartonë të kuq. Në pjesën e parë e pësoi lojtari i Dinamos, Karamba, i cili në minutën e 23-të mori kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që 3 minuta më pare ishte ndëshkuar me kartonin e parë.

Në pjesën e dytë, Bajrami dhe Jago e lanë Vllazninë me 9 lojtarë në fushë. Megjithatë, rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 0-0, pavarësisht mundësive të krijuara për të dyja skuadrat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll