Sport

VIDEO/ Super Marmoush, Manchester City shtang Newcastle… Fiton edhe Arsenali

Tris golash për egjiptianin në fitoren 4-0 të skuadrës së Guardiolës ndaj ‘Magpies’

15 Shkurt 2025, 21:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Super Marmoush, Manchester City shtang Newcastle… Fiton edhe

ANGLI - Në javën e 25-të të Premier League, Manchester City kalon Chelsea në renditje pas fitores 4-0 përballë Newcastle. Sulmuesi i ri egjiptian ishte Super Marmoush, ai ishte shënuesi i tre golave ​​në pjesën e parë (19’, 24’, 33’). Goli i katërt u shënua nga McAtee (84’).

Me këtë sukses, Manchester City kapërcen Chelsean në vendin e katërt, duke vënë në shënjestër Nottinghamin (tani vetëm në +3). Ndërkohë Newcastle zbret në vendin e shtatë, me 41 pikë.

Tri pikë të rëndësishme mori edhe Arsenali, i cili fitoi 2-0 në shtëpinë e Leicesterit. Dy golat u shënuan nga Merino (81’ dhe 87’).

Fitoret në shtëpi arriti edhe Bournemouth (3-1) kundër Southampton dhe Brentford (1-0) kundër West Ham. Fulham mundi Nottingham 2-1, ndërsa Aston Villas dhe Ipswich përfundoi në 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll