Sport

Egnatia arratiset, arrin fitoren e 6 radhazi në Superiore, viktima e radhës Partizani

Egnatia ka mposhtur Partizanin me rezutatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 25-të në Superiore.

15 Shkurt 2025, 19:27 Nga DOSJA
Egnatia arratiset, arrin fitoren e 6 radhazi në Superiore, viktima e

RROGOZHINE - Në “Arena Egnatia” sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të ku Domgjoni gaboi me pasimin e tij dhe Lushkja përfitoi, duke shënuar një gol të bukur me parabolë. Në pjesën e pare në radhët e Egnatias pati një zëvendësim të detyruar, ku Malota u largua dhe i la vendin Sotës.

Në pjesën e dytë Wotlai realizoi golin e dytë për rrogozhinasit, por festa iu prish për nga VAR-i pozicion jashtë loje. Më pas ishte Eljon Sota (62’), i cili shënoi me kokë për Egnatian, por nuk festoi duke qënë një ish-lojtar i Partizanit.

Kjo është fitorja e 6-të radhazi për kampionët në fuqi në Superiore, ndërsa numërojnë 9 fitore në të gjitha kompeticionet, dy në Kupë dhe një në Superkupë. Ndërsa për Partizanin është humbja e parë pas ardhjes së Veselinoviç, duke qenë se në ndeshjen me Bylisin, trajneri serb ndodhej në tribunë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll