Sport

Milani, sytë te rinovimi i kontratës së Theo Hernandez: firma gjithnjë e më larg!

Mbrojtësi francez kërkon rritjen e pagës…

15 Shkurt 2025, 15:00 Nga DOSJA
Milani, sytë te rinovimi i kontratës së Theo Hernandez: firma

ITALI - Kontrata e Theo Hernandez me  Milanin skadon më 30 qershor 2026, ndërkohë që paga e tij është 4.5 milionë euro. Sipas La Gazzetta dello Sport, rinovimi i kontratës me mbrojtësin francez aktualisht është shumë larg.

Nënshkrimi i kontratës së re është vënë seriozisht në dyshim, pas kërkesës së mbrojtësit francez, i cili do të donte një rritje rroge, që klubi e konsideron të pajustifikuar. Nëse kontrata nuk rinovohet, mbrojtësi i krahut është i destinuar të largohet në merkaton e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll