Bota

Kurti tregohet pesimist para takimit me Mustafën: S’kemi marrëveshje, por nuk ndalemi

9 Janar 2020, 15:46 Nga DOSJA
Kurti tregohet pesimist para takimit me Mustafën: S’kemi

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para nisjes së takimit, nga selia e Vetëvendosjes, Kurti tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet e që ka pasur lëvizje, por shtoi se ende nuk ka një marrëveshje. “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Albin Kurti para se të nisej në Kuvend të Kosovës.

Kurti dhe Mustafa janë takuar shumë herë dhe takimi i fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves takimi kurti-mustafa albin kurti koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re e kosoves takimi kurti-mustafa

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...