Bota

9 Janar 2020, 11:51 Nga DOSJA

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.

Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Irani, ku trupat e pajetë të pasagjerëve dhe 9 anëtarëve të ekuipazhit u nxorrën nga mbetjet e avionit të shkatërruar.

Ndërsa ditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Ukrainës, në Kiev, janë vendosur fotografitë e viktimave dhe familjarët e tyre kanë vendosur  lule dhe qirinj.

Mes shumë njerëzve në aeroport, Olena, një zonjë e cila nuk ka pranuar  të tregonte mbiemrin e saj, ka thënë për CNN se kishte ardhur në aeroport për të mikun e saj të ndjerë dhe ish-shokut të klasës, Serhii Khomenko, një prej pilotëve që ishte në bord të avionit Boeing 737. Ata kishin ndjekur shkollën së bashku në qytetin verior të Rusisë, Murmansk.

Shumë e mërzitur nga vdekja e mikut të saj, Olena tha se Khomenko ka lënë pas një grua dhe dy fëmijë.

Valeriy, i cili gjithashtu nuk pranoi të jepte tregonte mbiemrin e tij, është shprehur për CNN se motra e tij është nëna e fëmijëve të pilotit të avionit që u rrëzua tragjikisht të mërkurën e 8 janarit.

Teksa sytë i kishte me lot, Valeriy ka thënë se Naumkin ishte një pilot me përvojë i cili “ishte shumë humorist, atij i pëlqente të bënte shaka”.

 

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Burimi: CNN 

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur kiev rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukranine 176 te vdekur kiev rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukranine

Sondazh

Poll