Bota

Trump bisedë telefonike me Stoltenberg: NATO të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme

9 Janar 2020, 14:03 Nga DOSJA
Trump bisedë telefonike me Stoltenberg: NATO të përfshihet

SHBA– Tensionet mes Iranit dhe Amerikës e kanë  shtyrë Presedentin amerikan Donald Trump të kërkojë nga NATO, më shumë përfshirje në Lindjen e Mesme. Këtë mesazh,  Trump ia ka përcjellë tek NATO, përmes një telefonate me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, se Presidenti në këto kohë tensionesh ka kërkuar nga NATO, që të marrë një rol më të spikatur në Lindjen e Mesme.

“Presidenti i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që të përfshihej më shumë në Lindjen e Mesme,”- thuhet në një deklaratë të NATO-s, pas telefonatës mes Uashingtonit dhe Brukselit.

NATO ka një mision trajnimi për afro 500 ushtarë në Irak, por ajo është pezulluar që nga sulmi i së premtes në SHBA ku u vra komandanti gjenerali Iranian Kasem Sulejamni në Bagdad.

Deklarata e NATO-s nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të bëhej më shumë në Irak dhe në lidhje me krizën e Iranit, por udhëheqësit “ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për këtë çështje”.

Ditën e djeshme, Irani u hakmor ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump nato donald trump nato

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...