Bota

Më shumë pyetje sesa përgjigje: Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit ukrainas në Iran?

9 Janar 2020, 13:06 Nga DOSJA
Më shumë pyetje sesa përgjigje: Çfarë e shkaktoi

IRAN– Sot është dita e dytë e hetimit për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran ku mbetën të vdekur 176 njerëz në bord.

Ndaj, tashmë janë ngritur pyetjet se çfarë e shkaktoi këtë tragjedi të madhe, ku në një tryezë të përbashkët  janë mbledhur autoritetet kanadeze dhe suedeze. Këto të fundit janë ftuar të bashkëpunojnë në hetimin për përplasjen e së mërkurës, thuhet në deklaratën e Aviacionit Civil Iranian.

Ky është edhe takimi i parë i përbashkët midis ekspertëve iranianë dhe ukrainas, dërguar në Teheran për të hetuar incidentin.

Pse u rrëzua avioni?

Ka pasur arsye të ndryshme të dhëna për tragjedinë, dhe autoritetet ukrainase kanë sinjalizuar se një përgjigje do të jepet vetëm pasi të jetë bërë një hetim i plotë.

Deri ditën e sotme, autoriteti iranian i Aviacionit Civil ka publikuar ​​një raport paraprak që thoshte se avioni ishte i përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej, referuar deklaratave të dëshmitarëve. Gjithashtu thuhet se avioni ndryshoi drejtimin pas një problemi që verifikoi dhe u kthye menjëherë drejt aeroportit.

Ukraina thotë se teori të shumta të mundshme janë duke u diskutuar me hetuesit iranianë, përfshirë aeroplanin që goditet nga një raketë anti-aeroplan, një përplasje, dështim teknik dhe një akt terrorist.

A kishte probleme teknike avioni “Boeing” 737-800?

Avioni është një Boeing 737-800, ka përsuar disa aksidente fatale, ku humbën jetën 346 njerëz. E gjithë kjo mund të shtojë në krizë “Boeing”, por ende nuk ka asnjë indikacion se ky është një problem me prodhimin.

 

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Burimi: CNN 

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boeing boeing

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...