Bota

Do të intervistohej për vrasjen e Astrit Deharit, arratiset shoku i qelisë së aktivistit

9 Janar 2020, 11:46 Nga DOSJA
Do të intervistohej për vrasjen e Astrit Deharit, arratiset shoku i

KOSOVË- Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë në të cilën po mbahej Astrit Dehari në Burgun e Prizrenit,  është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë. Burime të KALLXO.com shprehen se Gashi është arratisur,  ndërsa vendndodhja e tij  nuk dihet ende.

Gashi ishte dënuar për rastin e vrasjes së policit Shemsedin Gashi,  ndërsa ishte në liri  disa muaj pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rritur dënimin e tij me dy vite e dy muaj, pra ai është dënuar me 8 vjet burgim. Sipas KALLXO.com,  mësohet se Gjykata e Prishtinës ka kërkuar kthimin e Gashit në burg, i cili ndodhet në arrati. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se tashmë për Adonis Gashin, Gjykata ka lëshuar një fletë-arrest dhe Policia e ka shpallur në kërkim. Theksohet se Gashi është në mesin e personave që duhet të intervistohet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Tre vite më parë aktivisti i Lëvizjes Vetëendosj! u gjet i pajetë në qelinë e tij të paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, kjo vetëm një muaj pasi  mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër. Rezultate që nuk u pranuan nga Lëvizja ku edhe ai bënte pjesë. Në çdo mur të qyteteve në Kosovë, madje dhe në Tiranë ata kanë vizatuar protretin e tij dhe krah tij shkruanin “Drejtësi”.Për shkak të dyshimeve, familja dhe LVV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

(a.m.:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni adonis gashi astrit dehari vrasja e astrit deharit adonis gashi astrit dehari vrasja e astrit deharit

Sondazh

Poll