Bota

Sulmet e Iranit mbi bazat ushtarake amerikane/ Papa Francesku: Kisha Katolike kërkon dialog, jo dhunë

9 Janar 2020, 11:23 Nga DOSJA
Sulmet e Iranit mbi bazat ushtarake amerikane/ Papa Francesku: Kisha Katolike

Itali- Papa Francesku ka reaguar për tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Ai është shprehur se Kisha Katolike kërkon dialog dhe jo dhunë.

“Kisha Katolike, kërkon dialog, jo dhunë. Kërkohet shmangia e rrezikut të luftës.”, është shprehur Papa Francesku.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm Irani sulmoi me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.   Raportohet për dhjetëra të vdekur. Sulmin e kanë marrë përsipër Garda Revolucionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sulme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit ka deklaruar se sulmet ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak ishin shuplakë në fytyrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po kështu mbrëmjen e djeshme pati edhe dy shpërthime të fuqishmenë Bagdad, pranë ambasadës amerikane.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani sulmon bazat amerikane papa françesku irani sulmon bazat amerikane papa françesku

Sondazh

Poll