Bota

Vdes në motel 72-vjeçari shqiptar, partnerja e lë në dhomë dhe largohet por nuk u shpëton kamerave

9 Janar 2020, 11:30 Nga DOSJA
Vdes në motel 72-vjeçari shqiptar, partnerja e lë në

KOSOVË– Një 72-vjeçar shqiptar nga Gjilani ka ndërruar jetë një ditë më parë në një dhomë hoteli. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi i moshuari ishte futur në motel bashkë me një grua.  

Pak orë pasi janë futur në motel, gruaja është larguar nga vendi, por është pikasur nga kamerat e sigurisë së ambientit. Ndërsa i moshuari është gjetur i pajetë në dhomë. Pasi e kanë gjetur, personeli i motelit ka lajmëruar policinë për të rapotuar ngjarjen e rëndë.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,”- deklaron Hashani.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet, ndërkohë paraprakisht dyshohet se 72-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga tejkalimi i dozës së stimuluesve për rritjen e kënaqësisë seksuale.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjilan kosove vdes ne motel 72 vjecari gjilan kosove vdes ne motel 72 vjecari

Sondazh

Poll