Bota

Sulmi me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane/ Pentagoni: Irani donte të vriste trupat amerikane

9 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
Sulmi me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane/ Pentagoni: Irani donte

SHBA- Irani dhe Amerika gjenden në një situatë tejet të tensionuar, pasi qeveria iraniane sulmoi me raketa bazën ushtarake të Amerikës në Irak.

Pas shumë reagimesh dhe përgjigjesh për këtë çështje të rëndësishme, Pentagoni ka thënë  se Irani është përpjekur për të vrarë trupat amerikane, edhe pse Teherani deklaron të kundërtën.

Nga ky sulm mbetën të vdekur 80 persona, fakt ky që ngjalli reagimet për të përshkallëzuar tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Kasem Sulejmani javën e kaluar.

‘Unë besoj në bazë të asaj që pashë dhe asaj që di, se ata kishin për qëllim të shkaktonin dëme strukturore, shkatërrimin e automjeteve dhe pajisjeve dhe avionëve dhe për të vrarë personelin.’– ka thënë gjenerali Mark Milley.

Ditën e djeshme Irani u hakmorr ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani irani sulmon bazat amerikane trump vrásja e gjeneralit iranian irani irani sulmon bazat amerikane trump vrásja e gjeneralit iranian

Sondazh

Poll