Bota

Niset për në spital, policët ndihmojnë gruan të lindë në autobuz (VIDEO)

9 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA
Niset për në spital, policët ndihmojnë gruan të

ARGJENTINË- Një  grua ka lindur teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus, dhe kanë qenë disa policë që i kanë prerë kordonin e kërthizës vajzës së porsalindur.

Edhe pse mund të duket e vështirë, policët ja kanë dalë me sukses me lindjen e papritur që janë përballur në autobuz.

32-vjeçarja Jessica Leal, ka qenë duke udhëtuar nga komuna e Ingeniero Budge në provincën lindore argjentinase, drejtuar spitalit për lindjen.

Lindja siç shihet në video është kryer në autobus nga 3 policët pasi koha nuk premtonte dhe në këtë mënyrë mund të rrezikonte edhe nëna edhe fëmija. Vajza e porsalindur peshonte 3.3 kg dhe gëzon shëndet të plotë, së bashku me nënën.

Videoja është regjistruar nga një pasagjer në momentin kur policët kanë pritur fëmijën.

Burimi: Dailymail 

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota argjentine gruaja lind ne autobuz jessica leal argjentine gruaja lind ne autobuz jessica leal

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...