Politike

Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Shehi: Shteti dështoi, ligjet në favor të çështjeve elektorale

11 Mars 2019, 20:26 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Shehi: Shteti dështoi,

TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka cilësuar ngjarjen e sotme tek “Petro Nini”, (Lexo këtu) si dështim të shteti shqiptar në lidhje me cështjen e pronave. I ftuar në studion e Report Tv, Shehi tha se çdo qeveri i ka zvarritur çështjet e pronave, duke shtuar se koha i ka zgjidhur në favor të të fortëve.

Ata që paguajnë më shumë kanë gjithmonë të drejtë. Shteti ka dështuar për pronat. Ligjit janë bërë në favor, si cështje elektorale, jo si cështje e së drejtës. Pas 30 vitesh kjo cështje nuk është realitet i qëndrueshëm. Çdo qeveri i ka zvarritur cështjet, koha i ka zgjidhur në favor të të fortëve.

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi

Ditën e sotme banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banorët e tensionuar dashamir shehi ligji i pronave shembja e baneses tek petro nini banorët e tensionuar dashamir shehi ligji i pronave shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...