Politike

Përçarja e opozitës/ LSI bashkon votat me PS në Këshillin Bashkiak të Durrësit, miratohen 12 vendime

11 Mars 2019, 11:09 Nga DOSJA
Përçarja e opozitës/ LSI bashkon votat me PS në

DURRËS- Këshillin Bashkiak të Durrësit ka zhvilluar mbledhjen ditën e sotme, ku Partia Demokratike ka vendusr që të bojkotojë. Ndërkohë mësohet se në bojkot nuk është bashkuar Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi këshilltarët e saj kanë marrë pjesë në mbeldhje.

Të pranishëm në mbeldhje kanë 27 këshilltarë ata të PS dhe ata të LSI, të cilët kanë niratuar 12 nga 17 vendimet e rëndit të ditës. Ndërsa 5 nga vendimet nuk u miratuan dot, pasi kërkoheshin 31 vota, të cilat nuk plotësoheshin dot.

Nga 51 këshilltarët, 14 janë të Partisë Demokratike, 13 të LSI, 2 të Partisë Republikane, 2 të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Dosja.al raportoi në mëngjes se këshilltarët e LSI, do të shkonin të 13-të në mbledhjen e Këshillit, madje do të votojnë pro për të 17 pikat e Rendit të Ditës, njëra prej të cilave është shtesë në buxhet, duke i dhënë Vangjush Dakos më shumë para në dispozicion në prag të fushatës.

Edhe pse LSI votoi pro në të gjitha pikat e rendit të ditës, në 5 prej tyre që duhej shumicë e cilësuar siç është dhe buxheti nuk u miratuan dot, duke mos i dhënë më shumë para Vangjush Dakos.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bojkoti i opozites djegia e mandateve te opozites keshilltaret e lsi ne durres bojkoti i opozites djegia e mandateve te opozites keshilltaret e lsi ne durres

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...