Politike

Nuk la mandatin, PD ‘sqaron fatin’ e Hajdarit: Nuk na përfaqëson më, amanetin e Azemit e çojmë deri në fund

11 Mars 2019, 20:12 Nga DOSJA
Nuk la mandatin, PD ‘sqaron fatin’ e Hajdarit: Nuk na

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhit, i është përgjigjur Rudia Hajdarit, e cila nuk dërozoi mandatin e deputetes.

Bardhi në një reagim në emër të PD, shkruan se  Hajdari nuk përfaqëson më PD-në dhe për pasojë ajo nuk është më anëtare e Këshilli Kombëtar të PD-së.

REAGIMI I PLOTË

Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve. 

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Rudina Hajdari në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka bërë me dije vendimin e saj përfundimtar duke mos hequr dorë nga mandati. (Lexo këtu) Ajo shprehet se vendimi i saj i shërben interesave të vendit dhe jo karrierës së saj politike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve djegia e mandateve te opozites gazmend bardhi rudina hajdari djegia e mandateve djegia e mandateve te opozites gazmend bardhi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...