Bota

Zjarret në Australi/ Shtohet rreziku në Victoria, zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga vendi para të prem

9 Janar 2020, 10:27 Nga DOSJA
Zjarret në Australi/ Shtohet rreziku në Victoria, zyrtarët u

VICTORIA- Victoria në Australi ka deklaruar sërish se gjendja është po në të njëjtin nivel dhe parashikohet se zjarret do të vijojnë të jenë po kaq masivë në vend.

Megalithatë,kjo krizë kombëtare e zjarrit po zvarritet që prej shtatorit, duke shkaktuar dëme fatale, ku deri më tani kanë humbur jetën 27 njerëz dhe janë djegur mbi 1.2 milionë hektarë tokë në Victoria.

Rreziku parashikohet të jetë edhe më i madh për shkak të motit të nxehtë dhe të paqëndrueshëm.

Ndërsa nga Kryeminstri i vendit është thënë se situata është tejet delikate dhe se  rrezikshmëria për jetët e njerëzve është akoma e lartë.

Autoritetet kanë kërkuar nga njerëzit që të largohen nga rajonet alpine dhe lindore të shtetit, përfshirë Gippsland-in e shkatërruar nga zjarri, përpara të premtes.

Temperaturat parashikohet të rriten deri në 41 gradë celcius dhe të shoqërohen me erëra të rrezikshme, vetëtima të fuqishme si dhe furtuna pa shi. Kjo do të ndihmojë zjarret dhe ndoshta do të ndezë  vatra të reja, thonë zyrtarët.

Burimi: BBC  

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota victoria zjarret ne australi victoria zjarret ne australi

Sondazh

Poll