Politike

Gazmend Bardhi takim me demokratët në veri të vendit: Të diskriminuar, “faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Ed

9 Janar 2020, 12:58 Nga DOSJA
Gazmend Bardhi takim me demokratët në veri të vendit: Të

Tiranë-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar në një postim në Facebook, se Edi Rama po diskriminon banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës pasi nuk e kanë votuar. Ai shprehet se këta banorë janë kundër tarifës korruptive, varfëruese dhe izoluese të Rrugës së Kombit.

“Me drejtimin e vendit nga PD, qytetarët nuk do të paguajnë asnjë lek për të kaluar në Rrugën e Kombit. Ajo do të çlirohet nga koncesioni korruptiv”, shprehet Bardhi.

Reagimi:

Dy ditët e fundit jam takuar me qindra demokratë gjatë mbledhjeve të kryesive në degët e PD në Kukës, Has dhe Tropojë.

Nuk kam parë askund një diskriminim kaq të egër nga një qeveri kundër qytetarëve të vet. “Faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Edi Ramën dhe janë kundër tarifës korruptive, varfëruese dhe izoluese të Rrugës së Kombit.

Me mirënjohjen më të madhe për sakrificën e banorëve të qarkut të Kukësit, shpreha në çdo takim vendosmërinë e PD për të zhbërë modelin e Edi Ramës që varfëron qytetarët përmes vjedhjes, korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive e parave të tyre.

Me drejtimin e vendit nga PD, qytetarët nuk do të paguajnë asnjë lek për të kaluar në Rrugën e Kombit. Ajo do të çlirohet nga koncesioni korruptiv.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhi takim me demokratët në veri gazmend bardhi bardhi takim me demokratët në veri gazmend bardhi

Sondazh

Poll