Politike

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE/ Rama: Jam krenar. Greminger: I bindur se keni përparuar shumë (VD)

9 Janar 2020, 09:08 Nga DOSJA
Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE/ Rama: Jam krenar. Greminger: I

AUSTRI-  Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Të dy janë shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, me të cilin mbajtën dhe konferencë për mediat. 

Edi Rama foli si drejtues i OSBE dhe priti në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger, dhe tha se sot për të  ishte një ditë shumë e rëndësishme. “Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme”, u shpreh Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. “Jam i bindur se ju keni përparuar. Ka shumë sfida por edhe shumë mundësi”, tha ai. Ndërkohë që Cakaj u shpreh se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.

Në konferencën për mediat, Rama ka folur si kreu i OSBE dhe u shpreh se  Ukraina është një ndër prioritetet në punën e tij dhe do bëjë gjithçka që konflikli të zgjidhet. Po ashtu Kryeminsitri foli dhe për deklaratat e Liderit Suprem të Iranit dhe tha se çdo sulm mbi Shqipërinë është një sulm kundër NATO-s.

Shqipëria më 6 dhjetor, mori kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatë kjo e përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën vendi ynë do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020. OSBE-ja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

(A.M.:A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe thomas greminger edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe thomas greminger

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...