Politike

Rama pret në zyrë Sekretarin e Përgjithshëm, Greminger: Jam i bindur se keni përparuar shumë (VD)

9 Janar 2020, 10:14 Nga DOSJA
Rama pret në zyrë Sekretarin e Përgjithshëm, Greminger: Jam

VJENË– Zyrtarisht sot Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE. Kryeministri Edi Rama si drejtues i saj ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger.

Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Ai është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Ndërkaq Rama tha se është shumë krenar sot, pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe vendin e tij. Kreu i qeverisë e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë. Kryeministri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale edhe momentin e takimit me Greminger dhe bisedën.

“Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme” tha Rama.

Ndërsa Greminger shprehu bindjen se gjithcka do të shkojë shumë mirë.Ekipet tuaja kanë bërë një punë mjaft të mirë. “Jam i bindur se ju keni përparuar. Ka shumë sfida por edhe shumë mundësi”, u shpreh Greminger. Rama e falenderoi Greminger edhe për lulet që i kishin vendosur në qendër të tryezës së zyrës së tij. ‘Faleminderit për lulet, janë fantastike’.

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE. Rama e cilësoi si një një moment historik për Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria. Ai tha se vendi ynë ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shqiperia merr kryesimin e osbe thomas greminger edi rama shqiperia merr kryesimin e osbe thomas greminger

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...