Politike

Rama flet nga Vjena pas deklaratave të Ali Khameneit: Na cilësuan si një vend djallëzor në mes të Evropës (VD)

9 Janar 2020, 10:02 Nga DOSJA
Rama flet nga Vjena pas deklaratave të Ali Khameneit: Na cilësuan si

VJENË– Nga Vjena Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë pas deklaratave të udhëheqësit Suprem të Iranit për qëndrimin e Shqipërisë krahë SHBA-ve në sulmet e nisura pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani. Kreu i qeverisë tha se situata në Lindjen e Mesme është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve të OSBE, dhe se duhej një platformë dialogu dhe bashkëpunimi me vendet aziatike. Më pas Rama tha se këtë po e thoshte drejtuesi i një vendi që autoriteti më i lartë i regjimit totalitar e përcaktoi djallëzor.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Përparësitë, nga lufta kundër krimit të organizuar dhe përhapjes së armëve të lehta.Organizata jonë shkëlqen në luftën kundër ekstremizmit dhe kibernetike. Dialogu është pika e tretë e përparësive. Ka ardhur koha të sinjalizojmë një përgjigje ndaj një rritje të pamohueshme të krimeve të gjuhës së urrejtjes. Nxitja e tolerancës do të jetë një tjetër përparësi. Një takim madhor do të jetë konferenca kundër anti-semitizmit në Tiranë. Ne ishim vendi që kishim më shumë hebrenj pas luftës se më parë. Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, ne e njohim vlerën e saj dhe do të ndihmojmë të ndajmë përvojën tonë të kësaj harmonie.

Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët.

E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome.

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE dhe Rama ka qenë në Vjenë, ku ka mbajtur dhe një konferencë për mediat. Rama është shprehur se prioritet në punën e tij do jetë Ukraina dhe konflikti i saj me Rusinë. Ndërkohë foli dhe për kërcënimet e Iranit dhe u shpreh se “sulmi mbi Shqipërinë, është sulm kundër NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE tha se Shqipëria ka bërë hapa para.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...