Politike

Rama nga Vjena: Pa praninë e OSBE Shqipëria nuk do të kishte ndryshuar, rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë (VD)

9 Janar 2020, 09:30 Nga DOSJA
Rama nga Vjena: Pa praninë e OSBE Shqipëria nuk do të kishte

VJENË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e parë pas marrjes zyrtarisht të Presidencës së OSBE-së nga Vjena, shpalosi edhe objektivat. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se pa praninë e OSBE Shqipëria nuk do të kishte ndryshuar. Kryesimin e Presidencës shqiptare të OSBE-së, Rama deklaroi sot nga Vjena se do ta nisë nga Ukraina.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës

Viti ishte sfidues. Mblidhemi për të nisur punën për 2020, jam besimplotë se rruga e shtruar nga kryesia sllovake do të na shërbejë si referencë. Më lini t’u sjell në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vite më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte një Kore e Veriut e Europës, e nxitur nga urrejtja ndaj botës së lirë. Ishte i vetmi shtet europian që refuzoi  të bëhej pjesë e OSBE-së dhe të denonconte krijimin e saj. Unë kam qenë pioner me shall të kuq, ndërsa tani u drejtohem si kryetar i kësaj organizate të 57 vendeve dhe 1 miliard banorësh. Jam i ulur sot këtu në këtë karrige dhe nuk mund të mos iu kushtoj homazh atyre që vuajtën në burgje dhe internime. Nuk më plëlqente shumë OSBE se partia ime ishte në qeveri. Nëse hedh sytë pas dhe shikoj ndryshimin dhe pa praninë e OSBE kjo do të ishte e pamundur. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit dhe respektimi i sovranitetit dhe integrimit territorial mbeten ende siç ishin në të shkuarën. Nuk mund të marrim angazhime të reja pa respektuar të vjetrat. OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë për kaq shumë vite. OSBE ka dëshmuar se kohe pas kohe mund të dislokohet në mjedise konflikti. Duhet të promovojmë punën e organizatës sonë. Kryesia shqiptare do të respektojë rregullat dhe parimet e OSBE. Misioni i posaçëm dhe Ukraina do të jenë priorteti im i parë. Iu bëj thirrje që të na sillni sa më shumë emra të kandidateve të femrave të kualifikuara. Kam një qeveri që është në 5-shen botërore për respektimin e barazisë gjinore.Përparsia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë.

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE dhe Rama ka qenë në Vjenë, ku ka mbajtur dhe një konferencë për mediat. Rama është shprehur se prioritet në punën e tij do jetë Ukraina dhe konflikti i saj me Rusinë. Ndërkohë foli dhe për kërcënimet e Iranit dhe u shpreh se “sulmi mbi Shqipërinë, është sulm kundër NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE tha se Shqipëria ka bërë hapa para.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2020, 18:03

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh...