Politike

Kryesimi i OSBE/ Gent Cakaj: Shqipëria e angazhuar për të promovuar sigurinë

9 Janar 2020, 12:55 Nga DOSJA
Kryesimi i OSBE/ Gent Cakaj: Shqipëria e angazhuar për të

AUSTRI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kryetarin në Detyrë të OSBE-së, ndodhen në Këshillin e Përhershëm, në Vjenë, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook Cakaj u shpreh se Shqipëria është angazhuar për për të promovuar sigurinë. Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në duke u angazhuar për zbatimin real të parimeve tona dhe duke garantuar një qasje gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin brenda organizatës.”, shprehet Cakaj.

Gjithashtu, Ministri në Detyrë Cakaj siguroi se Shqipëria do të angazhohet plotësisht për të promovuar sigurinë dhe të drejtat e më shumë se një miliardë banorëve, në 57 shtetet pjesëmarrëse.

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE dhe Rama ka qenë në Vjenë, ku ka mbajtur dhe një konferencë për mediat. Rama është shprehur se prioritet në punën e tij do jetë Ukraina dhe konflikti i saj me Rusinë. Ndërkohë foli dhe për kërcënimet e Iranit dhe u shpreh se “sulmi mbi Shqipërinë, është sulm kundër NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE tha se Shqipëria ka bërë hapa para.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj shqiperia merr kryesimin e osbe gent cakaj shqiperia merr kryesimin e osbe

Sondazh

Poll