Politike

Rama në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së: Ukraina është prioritet, gjithçka do të bëhet me respekt (VD)

9 Janar 2020, 12:35 Nga DOSJA
Rama në seancën e Këshillit të Përhershëm të

VJENË– Kryeministri Edi Rama ka prezantua programin e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, pasi vendi ynë ka marrë zytarisht kryesinë e saj. I pranishëm në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, pas fjalimeve të ambasadorëve të vendeve anëtare, Rama theksoi se kriza në Ukrainë do të jetë sfida më e madhe e sigurisë në Europë, dhe sigurisht që është pjesë e axhendës. Rama shtoi se Ukraina do të jetë destinacioni i tij i parë si kryesues i OSBE-së, ku pretendon zgjidhjen e konflikteve.

“Bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, ne do të bëjmë gjithçka me respekt sepse unë mendoj që është e vetmja mënyrë që mund të bëjmë diferencën dhe të tërheqim vëmendjen. Dhe shpresojmë që të bindim të tjerët të shikojnë nga ne. Prioritet për ne janë dialogjet politike mes liderëve. Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate,”- u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE dhe Rama ka qenë në Vjenë, ku ka mbajtur dhe një konferencë për mediat. Rama është shprehur se prioritet në punën e tij do jetë Ukraina dhe konflikti i saj me Rusinë. Ndërkohë foli dhe për kërcënimet e Iranit dhe u shpreh se “sulmi mbi Shqipërinë, është sulm kundër NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE tha se Shqipëria ka bërë hapa para.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe edi rama rama ne vjene shqiperia merr kryesimin e osbe

Sondazh

Poll