Politike

“Vend djallëzor në mes të Evropës”/ Balla i përgjigjet liderit të Iranit: Shqipëria, një vend i bukur dhe mikpritës

9 Janar 2020, 11:11 Nga DOSJA
“Vend djallëzor në mes të Evropës”/ Balla i

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre. Në një postim në Twitter, Balla shprehet se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.

Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”, shkruan Balla në Twitter.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, teksa fliste pas kundërsulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, komentoi edhe Shqipërinë që e cilësoi si një vend djallëzor. Kjo deklaratë solli reagimin e presidentit Ilir Meta, i cili tha se është një deklaratë provokuese  dhe me pasoja të rrezikshme për rajonin.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ali khamenei irani kercenon shqiperine tualant balla ali khamenei irani kercenon shqiperine tualant balla

Sondazh

Poll