Politike

Berisha shpërndan videon e ekzekutimit të Kastriot Reçit: Mafia e Edvinit së shpejti do nxjerrë dronët

9 Janar 2020, 11:51 Nga DOSJA
Berisha shpërndan videon e ekzekutimit të Kastriot Reçit: Mafia

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme  Dosja.al siguroi videon ekskluzive të vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, në Rrëshen.  Këto pamje i ka shpërndarë në rrjetin social Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Krahas videos ai shprehet se mafia e Edi Ramës do të vërë në përdorim për shpëjtësi dhe dronët.

“Ekzekutim mafioz me snajper ne mes te sheshit i Kastriot Reçit! Se shpejti Mafia e Edvinit do vere ne perdorim per lehtesi edhe dronet?!”, shprehet Berisha.

Në video shfaqen momentet kur 47-vjeçari qëllohet me snajper.  Reçi zbriti nga një makinë tip “Mercedes”, sapo u takua me një grua dhe një fëmijë të mitur, u qëllua me snajper. Pas goditjes, ai ra menjëherë në tokë.

Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje, (Lexo këtu), por edhe prishjen e pazareve të drogës, pasi i vëllai i tij i vrarë në Itali, Gasper Reçi u vra më prill 2017, për këtë arsye.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sali berisha vritet kastriot reci sali berisha vritet kastriot reci

Sondazh

Poll