Bota

Volodymyr Zelensky shpall ditë zie 9 janarin: Në takimin me Presidentin iranian do të gjejmë shkakun e rrëzimit të avionit

9 Janar 2020, 08:39 Nga DOSJA
Volodymyr Zelensky shpall ditë zie 9 janarin: Në takimin me

UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare.

Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku edhe ka deklaruar se do të zhvillojë një takim me Presidentin iranian Hassan Rouhani, për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve në mënyrë që të përcaktohet shkaku për rrëzimin e aeroplanit  që u mori jetën 176 njerëzve.

Dyzet e pesë ekspertë ukrainas kanë mbërritur në Teheran për të ndihmuar në hetimin e kësaj tragjedie dhe për të ndihmuar në identifikimin e kufomave të viktimave, tha Zelensky.

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Burimi:  CNN 

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur hassan rouhani rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran ukraine volodymyr zelensky 176 te vdekur hassan rouhani rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran ukraine volodymyr zelensky

Sondazh

Poll