Bota

“Gruaja e parandjeu se avioni do të rrëzohej”, bashkëshorti i saj tregon se e telefonoi 20 minuta para fluturimit: Kërko

9 Janar 2020, 09:55 Nga DOSJA
“Gruaja e parandjeu se avioni do të rrëzohej”,

TORONTO- Njëzet minuta përpara se aeroplani të nisej  nga kryeqyteti iranian, Sheyda Shadkhoo një grua që ishte brenda avionit që u rrëzua në Iran, e kishte telefonuar burrin e saj duke i kërkuar atij të kontrollonte nëse gjithçka ishte në rregull me udhëtimin.

Ajo kishte marrë tre javë pushim nga puna e saj në Toronto për të vizituar nënën dhe motrat e saj në Teheran. E ndërsa i kishte mbaruar pushimet, ajo po shkonte sërish në Kanada te burri i saj, Hassan Shadkhoo.

“Unë i fola asaj… 20 minuta para se të nisej avioni. Ajo ishte e shqetësuar për tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejmani. Ajo dëshironte që unë ta siguroja atë se nuk do të bëhej luftë. Unë i thashë asaj të mos shqetësohej. Asgjë nuk do të ndodhë .”– ka thënë ai për CNN në Toronto.

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Burimi: CNN 

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran sheyda shadkhoo 176 te vdekur rrezimi i avionit ukrainas ne iran sheyda shadkhoo

Sondazh

Poll