Bota

Humbën jetën 176 vikitima/ Flet shefi i Aviacionit Civil të Iranit: Avioni po përpiqej të kthehej sërish në aeroport, në

9 Janar 2020, 09:30 Nga DOSJA
Humbën jetën 176 vikitima/ Flet shefi i Aviacionit Civil të

IRAN– Aeroplani ukrainas që u rrëzua ditën e djeshme në Iran ku mbetën 176 viktima ka shkaktuar shumë tensione mes dy vendeve, ku dyshohet për sulm terrorist.

Edhe pse Irani dhe Ukranina kanë deklaruar se shkak për  tragjedinë e 8 janarit ishte defekti i motorit, u bë më shumë dyshuese çështja kur Irani nuk pranoi të dorëzojë dy kutitë e zeza, pas rrëzimit të avionit.

Por sipas rregullave globale të aviacionit, Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, së bashku me përfshirjen e prodhuesit të avionit.

Rrëzimi tragjik që ndodhi ditën e djeshme ka ardhur në një kohë ku tensionet janë shumë  të larta mes Iranit dhe SHBA.

Kujtojmë që ky incident ndodhi vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak. Megjithatë nuk ka ende prova që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Avioni, i cili fillimisht ishte drejtuar në perëndim për të dalë nga zona e aeroportit, u kthye menjëherë pas një problemi dhe u drejtua përsëri në aeroport në momentin e rrëzimit.- tha shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit (CAOI) Ali Abedzadeh.

Abedzadeh shtoi se nuk duhet të harrohen edhe zjarret e vogla poshtë zonës ku fluturonte avioni, pasi janë detaje të rëndësishme në gjetjen e shkaqeve të rrëzimit.

Ai tha se gjetjet fillestare ishin dërguar në Ukrainë dhe SHBA, ku “Boeing” ka edhe selinë. Suedisë dhe Kanadasë gjithashtu iu ishin dërguar gjetjet, pasi shtetasit e tyre ishin në bord.

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Burimi: BBC  

A.C:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur ali abedzadeh rrezimi i avionit ukrainas ne iran 176 te vdekur ali abedzadeh rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll