Bota

Kriza në Iran: Amerika e gatshme për negociata serioze me Teheranin

9 Janar 2020, 09:06 Nga DOSJA
Kriza në Iran: Amerika e gatshme për negociata serioze me Teheranin

SHBA- Në një letër drejtuar KB, Amerika ka justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani si një veprim për vetëmbrojtje.

Irani është hakmarrë duke qëlluar me raketa në bazat amerikane që strehojnë forcat irakiane duke mos shkaktuar viktima. Si drejtues i elitës së “Quds” të Gardës Revolucionare, ai ishte një arkitekt i politikës iraniane në rajon.

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei i përshkroi sulmet e raketave si një “shuplakë në fytyrë” për SHBA dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund prezencës amerikane në Lindjen e Mesme. Greva amerikane ndaj Sulejmanit shkaktoi edhe shumë kaos gjithashtu duke vdekur mbi 40 njerëz gjatë varrimit të tij.

Megjithatë nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence është shprehur se “inteligjenca” tregoi se Irani i kishte kërkuar militantëve të saj aleatë që të mos sulmonin SHBA.

Në letrën iraniane, Z. Ravanchi shkruajti se Teherani nuk kërkon përshkallëzim ose luftë pasi ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje,duke marrë kështu një përgjigje ushtarake të matur dhe proporcionale që synon një bazë ajrore amerikane në Irak.

“Operacioni ishte objektiv i saktë dhe i synuar ushtarak, duke mos lënë dëme kolaterale ndaj civilëve dhe pasurive civile në zonë,”-shkroi ai.

Kujtojmë që Trump për sulmet iraniane ka thënë se nuk është dëmtuar asnjë qytetar amerikan nga sulmet irakiane.

“Asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm nga Irani. Irani duket se po qëndron në këmbë, një gjë e mirë për të gjitha palët e interesuara.” -tha ai.

Ditën e djeshme Irani u hakmorr ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi:  BBC

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump irani irani sumon bazat amerikane kasem sulejmani vrásja e gjeneralit iranian donald trump irani irani sumon bazat amerikane kasem sulejmani vrásja e gjeneralit iranian

Sondazh

Poll