Politike

"Unë nuk bëj drejtësi", Rama: PS është risia e madhe që godet persona të sistemit politik! Do bëjmë reformë me të gjitha kostot

Rama u shpreh se PS është buja dhe risia e madhe që godet persona të sistemit politik. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. 

11 Shkurt 2025, 09:43 Nga N.F
"Unë nuk bëj drejtësi", Rama: PS është risia
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij live në rrjetet sociale ka folur në lidhje me drejtësinë në vend. Rama u shpreh se PS është buja dhe risia e madhe që godet persona të sistemit politik. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. 

Ai theksoi se nuk bën drejtësi por se do të bëjnë reforma në drejtësi me çdo kosto. Rama tha se do të jenë forca e parë politike që do të bëjnë reforma më të gjitha kostot.

"Miku im, PS është buja, zhurma, risia e madhe që godet persona të sistemit politik që duket sikur të tërë po kalojnë në atë sit. Por jo, unë që jam këtu, nuk jam në asnjë aspekt zero. Prandaj, PS nuk i qaj hallin fare. Edhe do të jetë më afër 1 milionëve, ka forca të shumta. Ka qenë vullneti i PS kjo që po ndodh. Amerika, Amerika? Cila Amerike? Na ka mbështetur. Amerika mund të ndryshojë qasje, por këtu qasja nuk ndryshon. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. Mbasi e merr nga drejtimi i kryeqytetit, ku ka një mijë punë për të bërë, shkruan aty perzumohet i pafajshëm.


Më thonë t’i pse nuk bën drejtësi? Unë e di që shqiptarët e kanë vdis pa të dua. Unë e di që kur opozita mos të jetë kjo që është dhe kjo e sotmja nuk do të jetë kështu, edhe do të jenë të hapura dyert e BE, unë di që nuk bëj unë drejtësi. Ajo që ne mund të bëjmë është reforma, që jemi e para forcë që do e bëj me të gjitha kostot. Unë i di të gjitha gërricjet në lëkurë. I di të gjitha. është populli ai që vendos,” tha Rama.

Teksa po fliste Rama lexoi një koment të një ndjekësi i cili thoshte: Gjynah kush do i financoj mediat dhe profilet e Veliajt në Shqipëri. Rama u përgjigj duke thënë se mediat nuk i ka pasur kurrë aleate në betejën me popullin.

"Prandaj sa i përket mediave, në rastin më të mirë shoh që janë deri diku të balancuara me lajmet. Nuk e kam pasur kurrë median si të aleat të llogaritur në betejën në sytë e popullit," u përgjigj ai.

rama

Sondazh

Poll