Politike

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Ai tha se mbështetja për drejtësinë do të mbetet e palëkundur, por opionet e tyre kritike do të nisin t'i shprehin.

11 Shkurt 2025, 08:57 Nga r.ll
Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një dalje live në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe qëndrimin e socialistëve lidhur me këtë.  Ai tha se mbështetja për drejtësinë do të mbetet e palëkundur, por opionet e tyre kritike do të nisin t'i shprehin. Rama u shpreh se heshtja e deritanishme ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por sipas tij u ka munguar kritika konstruktive. Më tej tha se heshtja e tij është keqkuptuar jo vetëm nga ata që i quajti "armiqtë?" e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë të saj. 

"Drejtësia, mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur, por nuk ka pse të mos i shprehim opinionet kritike, për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së pavarur. Heshtja jonë, i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri këtu. Deri tani, u mungon kritika konstruktive, nxjerrja në pah e të metave. Pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë, heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë, që kërkojnë privilegje speciale që janë dhënë nga reforma.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll