Politike

Rama për arrestimin e Veliajt: Proces i nisur nga një novelë anonime! Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja që kanë një fëmijë 6 vjeç

Rama u shpreh se e ka ndjekur rastin e Veliaj dhe se ajo që e ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje.

11 Shkurt 2025, 09:03 Nga N.F
Rama për arrestimin e Veliajt: Proces i nisur nga një novelë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij live në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Rama u shpreh se e ka ndjekur rastin e Veliaj dhe se ajo që e ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Ai e cilësoi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut si të nisur nga një novelë anonime.

Kryeministri foli edhe lidhur me masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO për Ajola Xoxën, ku tha se gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Më tej shtoi se në ditë në vijim do të dalë me një opinion më të konsoliduar edhe për aktakuzën e gjyqtarit që sipas Ramës "i hoqi kokën mbi shpatulla një kryeqyteti". 

"Rastin e Erionit e kam ndjekur. Por ajo që më ka shqetësuar ka qenë intimidimi i i disa personave të marrë në pyetje. Do mundohemi të krijojmë një opinion për aktakuzën që gjyqtari vendosi t'i heqë kokën mbi shpatulla kryeqytetit. Procesi i nisur nga një novelë anonime. Gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Është e një peshe të atillë që nuk duhet folur pa zbuluar cilat janë krimet.

Nuk flas për krimet e shfaqura në media. Se për ato krime duhet të isha rrahur te sheshi Skënderbej. Ky ishte qëndrim im për këtë dhe padyshim kemi kohë që gjerat t'i diskutojmë, kur të kemi faktet. Për cilën arsye të jap dorëheqjen? "Sepse ke gjysmën e qeverisë në burg," tha Rama.

edi rama arrestimi i erion veliajt

Sondazh

Poll