Politike

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent

Duke ironizuar ai tha se se gjatë kohës që të tjerët prezantojnë konsulentët ai numëron turistët.

11 Shkurt 2025, 08:21 Nga r.ll
Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar ardhjen e Christopher LaCivita, bashkëdrejtuesit të fushatës elektorale të Donald Trump në Shqipëri. LaCivita do të udhëheqë fushatën e opozitë për zgjedhjet e 11 majit. Rama u shpreh se dje opozita shpalli fitoren se sollën me "kushedi me ca lekësh" një konsulent që ka punuar me Trump. Duke ironizuar ai tha se se gjatë kohës që të tjerët prezantojnë konsulentët ai numëron turistët.

"Dje Trumpistët të vetëshpallur, Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët," tha ai.

Christopher LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan, Donald Trumpo do të jetë personi që do të drejtojë edhe fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Konsulenti politik, Christopher LaCivita do të jetë personi që do të punojë me kreun e PD-së, Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

LaCivita u prezantua dje nga kreu i Partisë Demokratike. Gjatë fjalës për mediat, Berisha ka theksuar se Christopher LaCivita do të jetë një arkitet i fitorës së PD-së në vend, pas fitores së Donald Trump në SHBA. Po ashtu Berisha ka theksuar se LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan.

 

edi rama sali berisha christopher lacivita

Sondazh

Poll