Politike

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive

Ai u shpreh se ngjarja e djeshme është aq e madhe sa nuk mund të kalohej pa koment.

11 Shkurt 2025, 08:47 Nga r.ll

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.  Rama e nisi fjalën me reagimet e opozitarëve lidhur me këtë arrestim, ndërsa tha se pas kësaj, filluan të hidhen të gjithë te kryeministria.

Ai u shpreh se ngjarja e djeshme është aq e madhe sa nuk mund të kalohej pa koment. Sipas kryeministrit, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar "vetëbesimin e nevojshëm" dhe mbështetja e tij për të do të vazhdojë njësoj. Por gjithashtu shtoi se edhe heshtja nga ai për këto arrestime nuk do të vazhdojë dhe se do të japë opinionin e tij për publikun kur ta shohë të arsyeshme.

Më tej shtoi se "heshtja" nga ai dhe PS kanë ndihmuar institucionet e drejtësisë, por sipas tij "iu mungon  kritika konstruktive, për t'i vënë në dukje të metat."

"Vërtet interesante nuk ishte euforia e kënetës. Ajo që ishte interesante ishte ekzaltimi nga arrestimi i Erionit.  U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kenetës, por edhe ato që të re kanë vetëm moshën e kryetarit të tyre. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia. Opinioni im është ky, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, s'ka pse të mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive, për t'i vënë në dukje të metat.", tha Rama.

edi rama arrestimi i erion veliajt

Sondazh

Poll