Politike

"Dorëheqjen time ta harroni", Rama: Unë largohem nga politika kur të mos më rrahë zemra, ose kur të më largojë populli i Shqipërisë

Lidhur me vendimin e popullit më 11 maj, tha se këtë në këtë vendimmarrje do të kenë peshën e tyre dhe populli shqiptar jashtë kufijve. 

11 Shkurt 2025, 09:12 Nga r.ll
"Dorëheqjen time ta harroni", Rama: Unë largohem nga
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'sy" në rrjetet e tij sociale i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të japë dorëheqjen pas arrestimit të disa prej socialistëve. 

Rama tha se dorëheqjen e tij, njerëzit duhet ta harojnë. Më tej shtoi se ka vetëm dy rrugë për ta larguar nga politika,"ose nëse s’më rreh zemra, ose nëse populli i Shqipërisë voton për ta hequr më 11 maj". Ndërkohë lidhur me vendimin e popullit më 11 maj, tha se këtë në këtë vendimmarrje do të kenë peshën e tyre dhe populli shqiptar jashtë kufijve. 

"Tanimë s’kam asnjë fije të zezë në gjithë portretin tim, ka histori të tëra këtu në këto fijet e bardha dhe një eksperiencë që më ndihmon të shoh më mirë. Dorëheqjen harroje, se ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar nga politika ka 2 rrugë, ose zemra nëse s’më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes ose populli i Shqipërisë dhe më 11 Maj për fat të mirë do votojë dhe një pjesë e atyre që thonë se i dëbova unë nga Shqipëria. Nëse njerëzit thonë stop, mbaroi! Ose nëse unë i them stop!", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll