11 Shkurt 2025, 07:40
Nga N.F
Veliaj dhe Vezaj
TIRANË- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Në reagimin e tij Vezaj shkruan se ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Vezaj thekson se arrestimi i Veliajt është një shoqërim "VIP". Sipas tij kjo nuk është drejtësi por është shërbim klienti me 5 yje.
Gazetari shkruan se korrupsioni bëhet më ndërtimet dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Ai thekson se këtë skemë kaq të rafinuar do ta kishte zili edhe mafia italiane. Vezaj shtoi se skema e Xoxës me blerjet online dhe pasuritë me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online ka krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator.
Ai më tej shtoi se drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi, breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Sipas tij në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur.
Reagimi i plotë:
Lajm apo serial! Ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Le të bëjmë një përmbledhje të absurditetit: 1. Veliaj, shoqërimi “VIP” –Njerëzit e thjeshtë dhe ata që nuk kanë lidhje me Rilindjen, kur shoqërohen nga policia, ka pranga, ka dhunë, ka spektakël. Kur shoqërohet një politikan i lidhur me pushtetin apo rasti Veliajt, nuk ka as pranga, as dhunë, madje as një shikim i vrazhdë. Kjo nuk është drejtësi, është shërbim klienti me 5 yje.
2. Paratë e ndërtuesve për Ajolën – Imagjinoni të jeni një ndërtues në Tiranë: telefonata vjen, fatura dorëzohet, korrupsioni bëhet, dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Një skemë kaq e rafinuar saqë do ta kishte zili edhe mafia italiane.
3. Deputetja që mbron “drejtësinë” – Klotilda Bushka tenton të ndalojë prokurorët të bëjnë punën e tyre. E kush ka nevojë për opozitë kur pushteti kontrollon edhe “kundërshtarët” e vet? 4. Gjuha e Veliajt = Berisha + Meta – Një ditë betohet për integritet e koleg, ditën tjetër sulmon hetuesit duke përdorur të njëjtën retorikë si “të vjetrit”. Ndoshta ka ndjekur ndonjë kurs të përbashkët me ta për “mbrojtjen nga akuzat penale”.
5. Skema e Xoxës, blerjet online dhe pasuritë – Me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online, Xoxa ka kaluar katër vite duke krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator. 870 mijë euro në llogari bankare, bizhuteri, vila… a mund të kërkohet ndonjë abonim për këtë mënyrë jetese?
6. Hetimet e tjera të varrosura – Inceneratorët? 5D, 3D? Ndërtimet e paligjshme? Lidhjet me Ndraghetën? Listën mund ta zgjasim pafund, por më e thjeshta është të presim daljen e radhës të Veliajt, tashmë nga brenda qelisë, ku do të na tregojë për “mrekullitë” e Tiranës ndërkohë që miliona zhduken nën hundën e publikut. Përfundimi?
Drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi: breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Dhe në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur. P.S. Të gjitha në emër të dyshimit të arsyeshëm do thoshte SPAK-u.

arrestimi i erion veliajt flamur vezaj
Politike
10 Shkurt 2025, 22:54
B.Z
Ola Xama
TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka dekaruar se lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj ka patur presion të madh ndaj prokurorëve.
...
Politike
10 Shkurt 2025, 22:48
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar sot nën dyshimin për korrupsion ...
Politike
10 Shkurt 2025, 22:45
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj tha se denoncimet e bëra nga Nest...
Politike
10 Shkurt 2025, 22:11
M.B
Klotilda Bushka
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga d...
Politike
10 Shkurt 2025, 22:16
B.Z
LaCivita, Sali Berisha
TIRANË - Bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivit...
Politike
10 Shkurt 2025, 21:58
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar arrestimin...
Politike
10 Shkurt 2025, 21:49
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspo...
Politike
10 Shkurt 2025, 21:46
M.B
Anila Hoxha dhe Erion Veliaj
TIRANA- Detaje të tjera kanë dalë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetarja Anila Hoxh...
Politike
10 Shkurt 2025, 21:31
M.B
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim për arrestimin e kryebahskiakut të Tira...
Politike
10 Shkurt 2025, 21:35
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Në një post...