Politike

Arrestimi i Veliajt/ Xama: Ka patur presion të madh ndaj prokurorëve! Kryebashkiaku është politikan i fuqishëm...

Xama u shpreh se arrestimi i Veliajt nuk ka lidhje me lajmin që drejtuesi i fushatës së Trump ka ardhur në Shqipëri, por sepse, sipas saj, te hetimi i Dumanit për Arben Ahmetajn, ka lënë emailet e drejtorëve të bashkisë dhe letrën, ka lënë gjurmë brenda institucionit.

10 Shkurt 2025, 22:54 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Xama: Ka patur presion të madh ndaj prokurorëve!
Ola Xama

TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka dekaruar se lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj ka patur presion të madh ndaj prokurorëve.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Xama u shpreh se arrestimi i Veliajt nuk ka lidhje me lajmin që drejtuesi i fushatës së Trump ka ardhur në Shqipëri, por sepse, sipas saj, te hetimi i Dumanit për Arben Ahmetajn, ka lënë emailet e drejtorëve të bashkisë dhe letrën, ka lënë gjurmë brenda institucionit.

“Ata janë prokurorë dhe patjetër që institucionet shqiptare ka edhe ndërhyrje. Është regjistruar edhe për Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, që thuhet se ka ushtruar veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Nuk më duket se marrja e vendimit nga gjykata lidhet me vizitën e PD-së apo me lajmin që drejtuesi i fushatës së Trump ka ardhur në Shqipëri, por dihet që Veliaj është politikan i rëndësishëm dhe presioni që bëhet është shumë i madh. Mos të harrojmë një fakt, te hetimi i Dumanit për Arben Ahmetaj, ka lënë emailet e drejtorëve të bashkisë dhe letrën, ka lënë gjurmë brenda institucionit. Çështja e inceneratorit është zvarritur, por jo mbyllur”- tha Xama.

ola xama

Sondazh

Poll