Politike

VIDEO/ Rama i gjuan tavolinës dhe “shpërthen” në Instagram: Fuck you

Shpërthimi i tij erdhi pas ndërprerjes së lidhjes live. I acaruar nga ndërprerja ai shpërthen dhe shikon me shumë egërsi pas kamerës ndërsa pas saj ndodhet një person ndoshta nga stafi.

11 Shkurt 2025, 08:57 Nga N.F
VIDEO/ Rama i gjuan tavolinës dhe “shpërthen” në
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dalë duke folur live në rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram ku u regjistrua edhe një incident. Rama teksa po fliste pati një shpërthim teksa godet tavolinën. 

I acaruar Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë 'Fuck you'. Shpërthimi i tij erdhi pas ndërprerjes së lidhjes live. I acaruar nga ndërprerja ai shpërthen dhe shikon me shumë egërsi pas kamerës ndërsa pas saj ndodhet një person ndoshta nga stafi.

 

Kur transmetimi u rikthye ndjekësit i komentuan në lidhje me incidentin. Rama iu drejtua komentuesve duke thenë mos të tremben sepse edhe ai ka shpërthimet e vete.

"Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!" tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll