Politike

Arrestimi i Veliajt/ Gazetarja: Ja dyshimet e prokurorisë për deputeten Klotilda Bushka

Sipas gazetares, deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria.

10 Shkurt 2025, 22:11 Nga M.B
Arrestimi i Veliajt/ Gazetarja: Ja dyshimet e prokurorisë për
Klotilda Bushka

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë. E ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Lala tha se deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.

Sipas gazetares, deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve është aktualisht një “person nën hetim” nga prokuroria.

klotilda bushka

Sondazh

Poll