Politike

Arrestimi i Veliajt/ Lala: Nesti Angoni dha detaje deri tek fustanet, mendoj se ai është…

Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha gjithashtu se nisur nga ky kallëzim penal, prokurorët kanë sekuestruar të gjithë dokumentet.

10 Shkurt 2025, 22:45 Nga E. D
Arrestimi i Veliajt/ Lala: Nesti Angoni dha detaje deri tek fustanet, mendoj se
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj tha se denoncimet e bëra nga Nesti Angoni për Veliajn kanë qenë të detajuara për gjithçka, përfshirë dhe blerjet online të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, për të cilën SPAK thotë se ka bërë 860 mijë Euro blerje në internet. Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha gjithashtu se nisur nga ky kallëzim penal, prokurorët kanë sekuestruar të gjithë dokumentet.

Pjesë nga intervista në studio:

Klodiana Lala: Në kallëzimin që ka bërë shtetasi i identifikuar si Nesti Angoni, ka patur detaje të sakta të të gjitha të lëvizjeve të z.Veliaj dhe znj.Xoxa. Po ashtu ka dhënë detaje deri te blerja e sendeve personale apo rrobave nga znj.Xoxa. Nisur nga ky kallëzim penal, prokurorët kanë sekuestruar të gjithë dokumentet. Në një rast është shumë detaj interesant, sepse ka rezultuar që në një hotel në Vienë, z.Veliaj me bashkëshorten kanë kërkuar një krevat të vogël shtesë për djalin, edhe ky detaj është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.

Blendi Fevziu: Edhe detaje të tjera kanë qenë të përfshira?

Klodiana Lala: Unë mendoj që Nesti Angoni është brenda Bashkisë së Tiranës, se kush është prej tyre e di SPAK, por është aq i detajuar saqë prokuroria fillimisht ka marrë të gjithë hyrjet/daljet në TIMS, të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me faturat, me blerjet online, kanë marrë lejet e ndërtimit./tvklan

klodiana lala

Sondazh

Poll